<

Ekspozita

Ne datë 14 Nëntor 2012 u hap ekspozita e "Erdhi Koha e Arbrit" e artistit Agim Ramadani, hero i rënë në Luftën e Kosovës, në vitin 1999, poet dhe piktor autodidakt.
Kjo Ekspozitë u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë ne Kosove, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Universitetin e Arteve, Tiranë.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Lulezim Basha, si dhe stafi diplomatik i ambasadave përkatëse.

Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Petrit Malaj, mbajti fjalën e hapjes dhe më pas Kryeministri Z. Sali Berisha mbajti dhe një fjalë përshëndetëse.

Në këtë ekspozitë e cila qëndroi e hapur deri më datë 18 Nëntor u ekspozuan rreth 30 piktura, dhe 40 fotografi nga aktiviteti i heroit në luftë.