Erasmus Mundus
Më datë 05 Dhjetor 2012, në Universitetin e Arteve dhe në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, u organizua prezantimi i Projekteve JoinEU-SEE, Basileus dhe Sigma, të Programit Erasmus Mundus. Ky prezantim u bë në prezencë të studentëve dhe stafit të Universitetit të Arteve mbi reklamimin e mundesive për të fituar bursa studimi, trajnimi dhe shkëmbimi me Universitetet Evropiane nëpërmjet projekteve të programit Erasmus Mundus.
Pas prezantimit, studentët dhe stafi i interesuar pati mundësinë të komunikojë me përfaqësues të disa prej partnerëve të këtyre projekteve, Universitete Evropiane prezent në këtë aktivitet.
Për më tepër informacion mbi këto projekte mund të klikoni në faqet e internetit respektive në adresat:
JoinEU-SEE http://www.joineusee.eu/
Basileus http://www.basileus.ugent.be/
Sigma http://www.sigma.uw.edu.pl/