Ekspozita (UN)CENSORED
UNIVERSITETI I ARTEVE - GALERIA FAP
Diten e merkure, date 12 Dhjetor 2012, ne oren 18:00, ne Galerine e Fakultetit te Arteve te Bukura (FAP) do te hapet ekspozite personale e fotografit kosovar Fahredin Spahija e titulluar "(un)censored".
Fahredin Spahija lindi më 04 prill 1960 në fshatin Dvorcë të Shkupit. Ai kreu studimet e larta ne Fakultetin e Arteve në Prishtinë (dega grafike) ne vitin 1986 dhe me pas Magjistraturën për dizajn grafik, ne vitin 2007.
Eksperienca profesionale: Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës (2009 -2011), Kryetar i Shoqatës së Artistëve Aplikativë të Kosovës (2006-2009), Ligjerues i lëndës FOTOGRAFIA në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në Fakultetin e Arteve në Universitetin AAB të Prishtinës (nga viti 2006), Profesor i angazhuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës (2010-2011).
Ne periudhen 1998 – 2012 ka marre pjese ne shume ekspozita personale dhe kolektive, kombetare dhe nderkombetare te fotografise dhe eshte nderuar me shume Çmime si: Çmimi i Artisteve te Kosovës, Prishtinë (2001); Çmimi "Flaka e Janarit", Gjilan (2003); Çmimi "Dita e Prishtinës", Prishtinë ( 2003); Çmimi ne ekspozitën Nëntorit në Gostivar-Maqedoni (2009); Çmimi ne Konkursin Ndërkombëtar "PreFoto", Preshevë (2012).
Nga kritika eshte cilesuar si nje nga fotografet me te mire ne Kosove:
"Fahredini është pa dyshim njëri nga artistët më të njohur të fotografisë në Kosovë, por ai renditet në mesin e artistëve më të mirë të këtij lëmi në përmasa botërore" - Michael McClellan, Prof. i historisë së fotografisë.
"Shpresa e fshehur nga familjet e njerëzve që u mungojneë gjatë luftës, se dikush do ti njohe edhe ata më të dashurit e tyre. Kjo reflektohet në fotografitë e Fahredin Spahisë, ku paraqiten nënat që mbajnë fotografitë e bijve të tyre në duar" - Catherine Heffernan, "The Guardian"
"(un)censored", pse?
Para nëntë vjetësh (2003), Fahredin Spahija hapi ekspozitën e parë personale në Tiranë dhe krijoi njohjen e parë me publikun e Shqipërisë. Njëra nga gazetat e përditshme të Tiranës, një ditë pas hapjes së ekspozitës publikoi një intervistë me artistin Spahija me titull "Sfida e rradhës e Spahisë - fotografia nudo".
Paraqitjen e dytë në Tiranë ai e konsideron si një rinjohje me publikun e këtij qyteti, për te shumë të dashur, dhe përmbushjen e një premtimi që e kishte dhënë këtu e nëntë vite më parë. "(un)censored" përveç një komunikimi vizual me publikun shqiptar, konsiderohet edhe si një thirrje për çlirim nga paragjykimet shqiptare karshi trajtmit artistik të trupit lakuriq apo nudos. Titulli i ekspozites shpreh gjithë dilemën e trajtimit të kësaj teme shume kompleksive qysh nga Marubi e deri tek ditët tona. Dilema konsiston nga frika e modelit për të zbuluar fytyren në fotografitë nudo, si dhe nga frika e autorit se mos, me fotografitë e bëra, shkakton "linçimin" e tij dhe modeles nga familja, farefisi dhe shoqëria. Për të pajtuar dilemat, autori gjen një "modus vivendi" dhe gjatë trajtimit të kësaj teme përdor një medium i cili hyn mes modelit dhe autorit. Ky medium që here është xham i strukturuar e here plastmas, sikur del në mbrojtje të artistit dhe modelit për të mjegulluar procesin nga të gjithë ata që kanë mbetë, edhe sot, robër te një mentaliteti të cilin bota e qytetëruar ka kohë që e ka braktisur.
Foto Galeri