<

Ekspozita personale

Galeria FAP, ka nderin te prezantoje ekspoziten personale te alpinistit Fation Plaku, nje nga pjesmarresit e grupit qe ngjiti Everestin vitin e kaluar...
Ekspozita perbehet nga fotografi dhe video, realizuar gjate ekspedites.

Hapja: 25 Janar 2013, ora 18.00.
Kohzgjatja: 25 Janar - 3 Shkurt.
Hyrja e lire.


Dy fjale nga Autori:

"Miq dhe vizitorë!

Rreth 18 muaj më parë, fill pas kthimit nga mali Elbrus i masivit të Kaukazit, ku dhe ndodhet pika më e lartë e kontinentit tonë, unë isha një nga ata anëtarë të Shoqatës Dajti Alpino-Turistik që filluan të përgatiten, për të synuar ngjitjen e pikës më të lartë të planetit tonë, majës Everest.
Fillimisht e konsideruam këtë ngjtje SYNIM. Synim ngase askush nuk e dinte, sikundër edhe sot askush nuk e di, se cila është ajo “sasi” stërvitje dhe ajo “cilësi” stërvitje që të mundëson ngjitjen e majës Everest. Por tek e fundit trajneri ynë krijoi një plan stërvitor, si dhe një linjë stërvitore kolektive të mpleksur me stërvitjen individuale të sejcilit, që ne na çoi në një sukses ekipor të cilin askush nuk e mendonte kur u nisëm, më 2 Prill 2012, drejt majës më madhështore të rruzullit.
Ju afruam majës shumë ngadalë deri sa u vendosëm në Kampin Bazë në 5.000 lartësi. Gradualiteti i fitimit të lartësisë është një nga parimet bazë të arritjes së suksesit për të qëndruar në majën e Everestit.
Ne jetuam pesë javë në rrëzë të majës, duke e parë atë për çdo ditë kur në qiell nuk kishte re apo mjegull. Ne u smurëm dhe u shëruam jo një herë nga komplikacionet në organizëm të cilat krijohen nga mungesa e oksigjenit deri sa e “detyruam” organizmin tonë të punonte me pak oksigjen.
Dhe më 20 Maj të vitit që lamë pas trupi ynë kishte arritur maksimunmin e mundëshëm të aftësive punuese në kushtet e ajrit të holluar të himalajave si dhe e kishim ngarkuar vehten psikologjikisht për të patur zemër dhe vendosmëri që të sulmojmë majën. U nsëm dhe suksesuam: më 25 maj 2012 maja Everest ishte nën këmbët tona!

U kthyem nga maja duke përjetuar ndjenjën se kishim realizuar aventurën më fantastike të kësaj bote! U kthyem krenarë që thyem rrekordin botëror të ngjitjes në lartësi, record i cili qëndron gjithnjë atje, atje ku kanë shkuar para nesh shumë alpinistë dhe ku për çdo vit do të shkojnë të tjerë aventurierë që ta synojnë.
Ditët e qëndrimit në lartësitë e himalajave ku dominon kunji i rruzullit tonë u shoqëruan me shumë sakrifica fizike, emocionale, gastronomike, shëndetësore, etj. Ato u shoqëruan me përpjekje që shkonin në skajet fizike dhe emocionale të sejcilit. Për të treguar pjesën time në këto përpjekje, të cilat besoj se çdo individ e ka të vështirë t’i përsëdyti, kam ndërtuar këtë ekspozitë që tu përcjell jo vetëm anën time të historisë Everest, por njëherësh tu përcjell atë ego për arritje, atë shtysë për eksplorim që e ka mbartur nga brezi në brez raca njerzore dhe që e shtyn edhe sot shoqërinë e kësaj toke ta tregojë në çdo fushë të jetës, elementë këto që e kanë bërë jetesën dhe mirëqënien të ecin përpara.

Ju falënderoj që më nderuat për të marrë pjesë në shumëshka që dua t’i tregoj banorëve të qytetit tim, dhe më gjërë, dhe për t’i përcjell sejcilit një mesazh për jetën që ma mësoi Everesti: “Ti Mundesh!”

Faleminderit! Fation Plaku 25 Janar 2013."