<

Evente akademike ne FAB

Në datat 18 – 20 Mars 2013, në Sallën e Lektoriumit të Fakultetit të Arteve të Bukura u mbajt një seminar me temë "Tre ditë FUTURIZËM në SHQIPËRI", drejtuar nga studiuesi italian i artit bashkëkohor Marcello Francolini.

Sipas tij Futurizmi është një lëvizje revolucionare e artit që ka destabilizuar rregullat e zakonshme të pikturës, skulpturës dhe arkitekturës duke i përzier ato me praktika të tjera në sferën sociale si artin e aplikuar, teatrin, poezinë, letërsinë, dhe duke mundur të krijojë fusha të reja të ndërhyrjes artistike: dizajn, film, mjedis, modë, gatim ....etj.

Ky Seminar u realizua nga Universiteti i Arteve në Bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.


Foto Galeri