<

Takim me ish-ambasadorin italian Mario Bova

Takim me ish-ambasadorin italian Mario Bova

Tiranë 05 Prill 2013- Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj pati një takim miqësor dhe bashkëpunimi me ish-ambasadorin italian në Shqipëri Z. Mario Bova.
Z. Bova njihet si mik i shqiptarëve për përkushtimin e tij gjatë viteve të punës së tij në Shqipëri, ku ka dhënë një kontribut të vyer për vendosjen e urave lidhëse midis artistëve dhe artit Shqiptar me atë Italian.

Në këtë takim më konkretisht u fol mbi mundësinë e vendosjes së një marrëdhënie bashkëpunimi me një nga institucionet arsimore të artit në Itali, me Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik “Silvio D’Amico”në Romë me Fakultetin e Artit Skenik në Universitetin e Arteve në Tiranë. Të dy palët shprehën dëshirën për të mundësuar shkëmbime eksperiencash të pedagogëve dhe studentëve në ambientet e shkollave respektive duke zhvilluar dhe më tej punën krijuese dhe debutuese të artistëve të rinj si dhe për të zhvilluar më tej edhe punën akademike.

Takimi u mbyll me premtimin se së shpejti do të organizohet një takim me Rektorin e Akademisë “Silvio D’Amico” për të mundësuar finalizimin e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit.


Foto Galeri