Ftese per konkurs
Ambasada e Polonisë në Tiranë njofton se nga data 11 deri më 17 Maj, 2013, zhvillohet Konkursi i VII Ndërkombëtar Vokal “Stanistaw Moniuszko” në Teatrin e Madh të Operës Kombëtare në Varshavë, Poloni.
Konkursi me cikël trevjeçar është një rast i mirë për paraqitjen para një jurie ndërkombëtare të solistëve të rinj, rast i mire njëkohësisht për të popullarizuar figurën dhe trashëgiminë e kompozitorit të shquar polak.
Në juri bëjnë pjesë figura të spikatura të botës së muzikës, drejtues institucionesh muzikore me famë, menaxherë, solistë me përvojë.
Kryetare e jurisë do të jetë Znj. Aleksandra Kurzak, e cila gjendet ne top listën e vokalistikës botërore, ylli polak i skenave operistike, fituese e edicionit të tretë të këtij konkursi.
Çdo lloj informacioni mbi Konkursin mund të gjendet në faqen e internetit www.teatrwielki.pl ku, krahas rregullores, janë edhe çështjet organizative si dhe partiturat që mund të shkarkohen falas.