<

Fillimi i vitit të ri akademik 2013-2014

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013-2014 Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, i shoqëruar nga Dekanët e Fakulteteve zhvilloi takime me studentët në Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Fakultetin e Artit Skenik.

Gjatë këtyre takimeve krahas studentëve ishin prezent anëtarë të stafit akademik dhe administratës. Rektori Malaj i uroi studentëve suksese në këtë vit të ri akademik dhe në veçanti studentëve të vitit të parë i uroi mirëseardhjen në Universitetin e Arteve.

Siç u shpreh edhe Rektori Malaj:  “Ky është fillimi i realizimit të një ëndrre, e cila për t’u rritur duhet të ushqehet për ditë, dhe ky ushqim është puna individuale e gjithsecilit”.

Më pas Rektori bëri prezantimin e drejtuesve të Fakulteteve dhe stafit të administratës me të cilët studentët mund të kenë kontakte direkte gjatë procesit mësimor, duke siguruar studentët për mbështetjen e tyre hap pas hapi në mbarëvajtjen e studimeve të tyre, jo vetëm nga ai vetë por edhe nga stafi akademik dhe administrativ që ai drejton.


Urime dhe Suksese në këtë Vit të Ri Akademik 2013- 2014!
 

Foto Galeri