<
Vizita zyrtare
Më datë 28.01.2014 në zyrën e Rektorit të Universitetit të Arteve u mbajt një takim me qëllim njohjeje midis Rektorit të UART, Prof. Petrit Malaj, dhe Konsullit të Ambasadës Turke, Z. Celil Tekneci.
Rektori i UART mirëpriti dhe falënderoi Z. Konsull për vizitën e tij, më pas vijoi me një pasqyrim të përgjithshëm mbi aktivitetin e Universitetit të Arteve dhe të Fakulteteve.
Z. Konsull shprehu konsideratën e tij për mikpritjen, duke vlerësuar bashkëpunimet e vazhdueshme midis UART dhe Ambasadës Turke.
Z. Konsull shprehu edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme si dhe dëshirën e Shkëlqesisë së tij, Ambasadorit të Ambasadës Turke, për një takim të mundshëm në ditët në vijim.