<

Vizita ne UART

Në datë 28 Shkurt 2014, në vijimësi të takimit me partnerët e Projektit "arTVision", u zhvillua një takim i rektorit të UART, Prof. Petrit Malaj, me përfaqësues të disa partnerëve për njohjen dhe zgjerimin e bashkëpunimeve institucionale përtej projektit "arTVision".

Takimi u zhvillua me përfaqësues të Akademisë së Arteve të Bukura të Venecias, Z. Angelo Tabaro, i cili mban njëkohësisht dhe postin e Presidentit të “Teatro Stabile del Veneto 'Carlo Gordoni’ ”, me përfaqësuesen e Rajonit të Venetos Znj. Stella Maria També, si dhe dy përfaqësues të Akademisë së Arteve Dramatike të Malit të Zi, Z. Sehad Cekic, pedagog dhe i ngarkuar me Marrëdhëniet me Jashte dhe Z. Edin Jasarovic, pedagog dhe menaxher produksioni në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi përveç njohjes dhe prezantimit të UART tek të ftuarit u vendosën dhe bazat për lidhje të vazhdueshme institucionale - akademike dhe artistike -, dhe për këtë arsye u vendos dhe një takim i Rektorit Malaj me Dekanin e Akademisë së Dramës së Malit të Zi.

Gjithashtu u krijuan dhe lidhje direkte me Akademinë e Vencias nga e cila pritet që së shpejti të vendoset një takim mes Rektorit të UART dhe Presidentit të kësaj Akademie.


Foto Galeri