Ekspozita ne Galerine FAB
" Yllka Gjollesha prezanton si artiste emergjente 'soditjen e imazhit' si pretekst për të treguar botën përmes disa ndërmjetësimeve të specializuara ku 'shqisa pamore' është kushti fillestar fizik që nështresëzon memorien e kohës. 'Aty ku bota reale shëndrrohet në imazhe të thjeshta, imazhet e thjeshta bëhen qenie reale, dhe motivime efiçente të një sjellje hipnotike.'
Ekspozita "TIME" merr shkas nga një përkushtim artistik i autores për të dialoguar itensivisht me imazhin ku tendencialisht mungon zëri (sound). Kjo ndodh jo si qëndrim radikal ndaj 'shqisës dëgjimore', por si mundësi e re për të dëgjuar frekuencat e 'bosh'-it. Çdo lëvizje kohore në 'imazhet' e ngjarjeve të saj janë shkak për të gjetur një 'tingull të ri', dhe për pasojë, 'Lëvizja e pavetëdijshme e kohës shpërfaqet dhe bëhet e vertetë në vetëdijen historike.' "
Ardian Isufi - Kurator / Mars 2014.