<

Ekspozita ne Galerine FAB

Galeria Fab ju fton në ekspozitën fotografike të artistit Mikel Temo, e cila sipas autorit i është dedikuar tërësisht djalit të tij Ron, lindur kaq larg në një vend të quajtur Bërnabi të Kolumbisë Britanike, në Kanada, në perëndim të largët ku gjithçka është e madhe, ku dielli lind ngadalshëm, ku uji buron nga zemra e tokës, ku pemët zgjaten me madhështi drejt qiellit dhe ku ketrat janë mysafirët e tu të përditshëm…

Dedikuar atyre fëmijëve që për një arsye apo tjetrën rriten para kohe dhe detyrohen të zgjedhin… (Mikel Temo)


Galeria FAB, Universiteti i Arteve, Ora 19:00.
25 Mars – 1 Prill 2014