Njoftim
Publikohet nga AKP lista e kandidatëve që kanë plotësuar formularin A2 të cilët duhet të regjistrohen për të marrë pjesë në konkurset e pranimit për ciklin e parë të studimeve "Bachelor" në Fakultetet e Universitetit të Arteve, për vitin akademik 2014-2015:
Shenim:
Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë sekretarive të Fakulteteve të UART duke filluar nga data 21 gusht 2014 , deri në orën 12.00 të datës 28 gusht 2014. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në UART, kryejnë veprimet e rregjistrimit të kandidatëve për konkurim nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
Kandidatët që përfitojnë nga kuotat e akorduara për Shqiparët jashtë kufijve të vendit, të verbrit, Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët, shtetasit e huaj si dhe kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit për programet e studimit të ofruara nga UART, aplikojnë drejtpërdrejt pranë sekretarive të Fakulteteve në Universitetin e Arteve.
Regjistrimi i kandidatit bëhet nëpërmjet një mjeti identifikimi personal:
- Për kandidatët shtetas të Republikës së Shqipërisë regjistrimi bëhet me paraqitjen e kandidatit i cili duhet të tregojë dokumentin e indetifikimit personal (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit) si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të UART;
- Për kandidatët nga trojet regjistrimi bëhet me paraqitjen e kandidatit i cili duhet të tregojë dokumentin e indetifikimit personal (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit), fotokopje e dipllomës e shkollës së mesme e noterizuar si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të UART.
Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit, në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve është 5.000 (pesë mijë) lekë. (Tarifa e regjistrimit për konkurim në programet e studimit të ciklit të parë në UART, të arkëtohet nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të UART.)