<

Festivali i Filmit CineDays

Fakulteti i Artit Skenik "FAS", Dega Regji Filmi & TV ishte pjesëmarrëse në edicionin e 13 të Festivalit të Filmit CineDays në Shkup, Maqedoni.

Aktiviteti i tyre në këtë festival ishte ndjekja e disa workshop-eve interaktive të drejtuara nga Drejtorë fototgrafie (DOP) dhe kineastë te njohur te prodhimit filmik nga Rajoni dhe vende te Europes, duke shfaqur filma që kanë marre çmime në festivale të mëdha Europiane te filmit. Tema kryesore e workshop-eve ishte përdorimi i kamerës në film.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të krijonin një kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët e tyre me përvojë, dhe për të mësuar më shumë në lidhje me këtë profesion.

Shkollat që morën pjesë në këtë aktivitet ishin nga vende të ndryshme si: Bullgaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë dhe Maqedoni.

Për më tepër informacion: http://cinedays.mk/mk


Foto galeri