Njoftim mbi zgjedhjet e parakohshme në FM
Në bazë të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Arteve”, miratuar me Vendim nr.1, datë 17.01.2012, Vendimin nr. 2, datë 26.01.2012 të Senatit Akademik, Urdherit nr. 468, datë 26.11.2014 të Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe Urdhërit nr. 134, datë 01.12.2014 të Rektorit të UART, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme për Dekan në Fakultetin e Muzikës.
Zgjedhjet u zhvilluan brenda të gjitha standardeve të përcaktuar në bazën ligjore të përmendur më sipër.
Pjesëmarrja e votuesve ishte relativisht e lartë dhe pati interes të madh sidomos nga studentët.
- 68 pedagogë nga 70 ose 97.2%;
- 256 studentë ose 61.8%;
- 9 administratë ose 90%.
Pas numërimit të votave, në prani të KZF, KQZI-së dhe vëzhguesve të kandidatëve, u shpall fituese Znj. Zana Prela Shuteriqi me 53.64% të votave të përgjithshme.
Vendim i KQZI Nr. 5, Dt. 12.01.2015, mbi shpalljen e kandidatit fitues për Dekan i Fakultetit të Muzikes në Universitetin e Arteve.
Mbyllja e proçesit të numërimit dhe shpallja e vendimit për fituesin e zgjedhjeve të parakohshme për Dekan në Fakultetin e Muzikës nuk pati asnjë kontestim nga kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre. Z. Afezolli uroi Znj. Prela për fitoren.