<

Koncert përurues me pianon koncertale

Në mbrëmjen e datës 16 Mars 2015, në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve u organizua një koncert nga pedagogë, studentë e të rinj të diplomuar pranë UART.
Kjo mbrëmje ishte e veçantë pasi u organizua për të përuruar pianon e re koncertale, si një kontribut i komunitetit artistik artdashësve të lidhur në një mënyrë apo tjetër me muzikën. Salla ishte e mbushur me një publik special. Aty ndodheshin individë dhe familjarët e tyre, të cilët ishin kontribuuesit si donator për pianon koncertale.

Rektori i UART Prof. Petrit Malaj në fjalën e tij përshëndetëse tha se kjo natë është e veçantë pasi u arrit të konkretizohet me sukses një iniciativë e cila shpresojmë të ndiqet edhe nga të tjera. Ndër të tjera në fjalën e tij Prof Petrit Malaj tha:

Kjo piano profesionale është tashmë pronë e të gjithë artistëve që do luajnë në këtë sallë duke filluar me studentët e pedagogët.
Dëshiroj të artikuloj me plot gojën;
FALEMINDERIT !

Faleminderit Merita Rexha Tërshana, Inva Mula, Fondacioni EDS, Tranzit SHPK, Farmanet Albania, Ermonela Jaho, Renis Tershana, Raiffeisen Bank, Harvard Club of Albania, Shoqata Dignatio Club, Florian Vlashi, Lirika Pula, A-Logistic Company, Klajdi Sahatçi, Scan TV, Andis Harasani ,Sigal Uniqa Group Austria, Vikena Kamenica, Aliona Zeqiri, Linda Pustina, Sokol Topçiu, Aleksander Sahatçi, Fondacioni Kalo, Ylli Sula, Brikena Çabej, Bujar Llapaj, Evis Mula, Donika Gërvalla, Anisa Ymeri, Ervin Stafa, Eno Popi, Magi Dizdari, Desar Sulejmani, Pandeli Garo, Persida Asllani, e shume e shume miq të tjerë që kontribuan në çdo përmasë të mundshme e për arsye kohe une e kam të pamundur ti përmend të gjithë...

Faleminderit ty mik anonim!

Faleminderit kolegë të nderuar, Çashku, Tartari, Peçi, Llozi, Sykja, Xhorxhi, Gurra, Peqini, Afezolli, Kraja, Kongo, Fejzo, Sina, Gjollma, Beshiri, Spahiu, Kaçinari, Çene, Paço, Malaj, Tole, Nallbani, Kumbe, Rushiti, Keta, Kilica, Balliu, Maloku, Kapo, Buli, Ristani, Sinemati, Meta, Alikaj, Qafa, Tare, Halilaj, Kurmaku, Druga.

Në një poster të vendosur në hyrje të sallës ne kemi vendosur gjithë emrat t’uaj në shenje mirënjohjeje e respekti, e ai poster do të qëndrojë aty.


Prof. Asoc. Merita Rexha Tërshana shprehu falenderimet për të gjithë ata të cilët dhanë kontributin e tyre për të ardhur në momentin e përurimit të pianos në skenën koncertale të Universitetit të Arteve. Ajo falenderoi duke cilësuar me emra të gjithë kontributorët.

Mbrëmja vazhdoi me koncertin e përgatitur pikërisht për këtë rast ku nxënës , studentë e pedagogë të UART interpretuan në pianon e re repertor shqiptar e të huaj. 

Edhe njëherë FALEMINDERIT të gjithë kontribuesve!


Foto Galeri