Njoftim
Albanian ICT Awards u finalizua mbrëmjen e së premtes, më 15 Maj, me evenimentin tradicional të Mbrëmjes Gala ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve.
Ky konkurs mbarëkombëtar, njëkohësisht edhe vlerësimi më i lartë individual në sektorin TIK në hapësirën mbarëshqiptare ka finalizuar përpjekjet disa mujore në kërkim të yjeve inovatorë të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse.
Në këtë ceremoni nderuan me pjesëmarrjen e tyre ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito, ministrja e Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë, Rita Haizeraj, ish-ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Erion Veliaj, përfaqësues të trupit diplomatike të SHBA-ve, udhëheqës të bizneseve dhe organizatave të industrisë së TIK nga Shqipëria e Kosova, si dhe profesionistë të IT-së, akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe medias.
Në këtë edicion në garë ishte edhe projekti i "Arkivës Dixhitale të Bibliotekës së Arteve", shërbim i lançuar më Qershor 2012, duke mundësuar arkivimin dhe ruajtjen në format elektronik të fondit të Bibliotekës, si edhe servirjen e këtij fondi nëpërmjet portalit web.
Me krenari ju njoftojme se ky projekt u rendit midis tre projekteve më të mira nën kategorinë "ICT Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri".
Kjo gjë na bën të ndjehemi tejmase të vlerësuar, dhe të ngulmojmë më tej në rrugëtimin tonë për implementimin e teknologjive inovatore në mbështetje të proceseve akademike dhe kërkimit shkencor.
Për më shumë vizitoni:
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=299367
http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/05/17/finalizohet-edicioni-i-trete-i-albanian-ict-awards/