<

Informacion mbi regjistrimet, konkurset 2015

Publikohen nga Agjensia Kombetare e Provimeve listat e kandidatëve maturantë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në programet e studimit të UART:

 

Ju kujtojmë se:

  • Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë Sekretarive të fakulteteve, duke filluar nga data 12/08/2015 deri në orën 12:00 të datës 18/08/2015. Veprimet e regjistrimit kryhen nga ora 8:30 deri në orën 18:00;

  • Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit, në të gjitha programet e studimit në fakultetet e Universitetit të Arteve është: 5,000 (pesë mijë) lekë.
    Tarifa e regjistrimit per konkurrim, ne programet e studimit te ciklit te pare ne fakultetet e UART, arketohen nepermjet sistemit bankar ose zyrave te Postes Shqiptare, per llogari te Universitetit te Arteve.

    Konkurentet duhet te pajisen me mandat arketimi nga Drejtoria Ekonomike, prane Rektoratit te UART, ne baze te te cilit mund te kryejne pagesen.
     
  • Kandidatet që perfitojnë nga kuotat e MAS të akorduara për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqiperisë, për romët dhe ballkano-egjiptianet, për invalidet paraplegjikë dhe tetraplegjikë, për jetimët, të verbrit, shtetasit e huaj si dhe kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit, për programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve, aplikojnë drejtpërdrejtë pranë Sekretarive të FAB, FAS, dhe FM; 
  • Regjistrimi i kandidatëve për konkurset në fakultetet e UART bëhet sipas këtyre dokumentave:

a) për shtetasit e RSH:

1) letërnjoftimit ID;
2) fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar;
3) transfertë bankare, pagesa e tarifës së regjistrimit, në llog. bankare të UART.

b) per shqiptaret jashte kufijve te RSH:

1) pasaportë për jashtë shtetit;
2) fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar;
3) transfertë bankare, pagesa e tarifës së regjistrimit, në llog. bankare të UART.