<

Konkurset 2015

Konkurset e pranimit për në fakultetet e Universitetit të Arteve zhvillohen duke filluar nga dita e Mërkurë, dt. 26/08 deri ditën e Shtunë, dt. 29/08, në ambientet e fakulteteve.

Hyrja e konkurrentëve do të lejohet vetëm nga hyrja kryesore e Universitetit të Arteve (Sheshi "Nënë Tereza") përkundrejt paraqitjes së mjetit të identifikimit.

Kandidatët duhet të konsultohen me fletën e regjistrimit të marrë në dorëzim në momentin e regjistrimit, në të cilën gjendet ora, data dhe ambjenti ku duhet të paraqiten për konkurim.


Ju urojmë suksese!