Aplikimet Master në UART
Aplikimet ne programet e studimit te ciklit te dyte me kohe te plote "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" / "Master i Arteve te Bukura" behen prane sekretarive mesimore te UART, nga data 29.10.2015 deri me date 05.11.2015.
Kane te drejte te aplikojne per programet e ciklit te dyte kandidatet qe:
- kane perfunduar ne Republiken e Shqiperise me sukses studimet dhe jane pajisur me diplomen perkatese, ne nje program te ciklit te pare "Bachelor" ose ne nje program te integruar te studimeve te ciklit te dyte, i cili rezulton i akredituar ne momentin e diplomimit te studentit.
- jane diplomuar jashte vendit ne nje program studimi te ciklit te pare "Bachelor" ose ne nje program te integruar te studimeve te ciklit te dyte dhe kane kryer njesimin e diplomes prane MAS.
Kandidati paraqitet personalisht dhe dorezon dokumentacionin e meposhtem:
- Diplome, ose fotokopje te saj te njesuar me origjinalin te ciklit te pare te studimeve te perfunduar ne Republiken e Shqiperise.
Per diplomat e fituara jashte vendit, vertetimin e njohjes ne Republiken e Shqiperise, te leshuar nga MAS, te diplomes se ciklit te pare te studimeve te perfunduar jashte vendit, te shoqeruar me fotokopje te diplomes te njesuar me origjinalin, ose, ne mungese te saj, te nje dokumenti tjeter zyrtar mbi bazen e te cilit eshte kryer njesimi ne Republiken e Shqiperise, te leshuar ne vendin ku ka kryer studimet, qe i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare ne vendin perkates.
- Diplomen e Matures Shteterore se bashku me çertifikaten e notave ose fotokopje te tyre te njesuar me origjinalin, e konfirmuar nga niesia perkatese arsimore vendore (DAR/ZA).
Kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara hyrjes ne fuqi te vendimit Nr.876, date 3.11.2010 te Keshillit te Ministrave "Per disa ndryshime ne Vendimin Nr.78, date 8.2.2006 te Keshillit te Ministrave "Per krijimin e Matures Shteterore dhe pranimet ne shkollat e larta publike", i ndryshuar, paraqesin Deftesen e Pjekurise (origjinal ose ne rast fotokopjeje te saj, te njesuar me origjinalin te konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore (DAR/ZA).
Ne rast se kandidatet kane perfunduar shkollen e mesme perpara hyrjes ne fuqi te Vendimit te KM nr. 876, date 3.11.2010 "Per disa ndryshime ne Vendimin nr.78, date 8.2.2006 te Keshillit te Ministrave "Per krijimin e Matures Shteterore dhe pranimet ne shkollat e larta publike, te ndryshuar", dhe kane dhene me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, paraqesin edhe dokumentin perkates te leshuar nga Agjencia Kombetare e Provimeve.
Ne qofte se kandidatet nuk posedojne deftese pjekurie te shkolles se mesme, duhet te paraqesin dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme ku ka perfunduar shkollen dhe te konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e leshuar nga Arkivi i Shtetit se bashku me listen e notave.
Kandidatet qe kane kryer shkollen e mesme jashte vendit duhet te dorezojne dokumentin e njohjes te leshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, te shoqeruar me fotokopje te njesuar me origjinalin ne Republiken e Shqiperise, te perkthyer ne gjuhen shqipe, nese eshte leshuar ne gjuhe te huaj, te diplomes se Matures Shteterore se bashku me çertifikaten e notave, ose diplomes/defteses se shkolles se mesme te fituar ne vendin perkates, se bashku me çertifikaten e notave, te legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, te vendit ku ka perfunduar studimet, te njohura ne Republiken e Shqiperise ose te nje dokumenti te leshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazen e te cilit eshte kryer njohja nga MAS;
- Formulari i aplikimit sipas formatit te Shtojces nr. 1, bashkelidhur Udhezimit te MAS Nr. 46 Dt. 28/10/2015;
- Mandat pagesa e tarifes se aplikimit prej 2.500 leke, paguar ne Posten Shqiptare (per te gjithe kandidatet);
- Fotokopja e dokumentit te identifikimit (karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte);
- Dy fotografi personale.
Konkurrimi per pranimin e kandidateve zhvillohet ne datat 10-12 Nentor 2015, bazuar ne aplikimet e paraqitura nga kandidatet sipas afateve te parashikuara ne Udhezimin e MAS Nr. 46 Dt. 28/10/2015.
Kandidatet fitues regjistrohen prane Sekretarise Mesimore qe mbulon programin e studimit ku jane shpallur fitues nga data 13.11.2015 deri me date 16.11.2015, duke paraqitur edhe mandat pagesen e tarifes se konkurrimit prej 3,000 leke, paguar prane Postes Shqiptare.
Udhezim i Ministrit te Arsimit dhe Sportit Nr. 46 Dt. 28/10/2015 (pdf)