<

Workshop me aktorin Turk Mehmet Esen

Më datë 28 Tetor 2015, në ambientet e sallës Black Box, u zhvillua një workshop me aktorin Turk Mehmet Esen dhe Drejtorin e Teatrit të Bursës Omer Naci Topcu.

Mehmet Esen është krijues si në regji po ashtu edhe si aktor, dhe krijimtarinë e tij e ka shtrirë në Teatër dhe në Film. Ai me personazhin e “Meddah”, ka interpretuar në disa skena jo vetëm në Turqi por edhe jashtë saj. Bashkëbisedimi në këtë takim me studentët e Fakultetit të Artit Skenik, ndihmoj në një marrëdhënie të aktorit në formatin e “Meddah” në raport me publikun dhe mesazhin që ai duhet të transmetojë.

Bashkëbisedimin e tij Drejtori i Teatrit të Bursës Omer Naci Topcu, e ndërtoi mbi marrëdhënien e skenaristit dhe dramaturgut por edhe në atë të menaxherit të një institucioni të madh që ai drejton. Një tjetër pjesë e kësaj bisede ishte dhe rreth botës akademike në raport me studentin.

Në pritjen e organizuar në Rektorat me Rektorin e Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, biseda u konkretizua mbi mundësinë e një marrëdhënie ndërmjet institucioneve, si dhe ndihmën që mund të jepte Teatri i Bursës në këtë bashkëpunim.


Foto Galeri

 

<<Kthehu - Tjetra>>