Konferenca Ndërkombëtare
Në datat 08 – 10 Mars 2016, Prof. Petrit Malaj, Rektor i UART, Prof. Asoc. Dr. Erald Bakalli, Zv./Rektor i UART dhe Prof. Kastriot Çaushi, Dekan i FAS, morën pjesë në Konferencën mbi të ardhmen e arsimit të lartë “The future of Higher Education”, në Amsterdam, Holandë. Kjo konferencë u organizua nga Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës e Holandës, në kuadrin e presidencës së Holandës në Bashkimin Evropian.
Qëllimi kryesor i Konferencës ishte evidentimi dhe përhapja e praktikave më të mira, si dhe të bashkonte palët e interesuara në integrimin e botës së biznesit, inovacionit dhe arsimit.
Në datën 9 mars 2016, në seancën plenare u diskutua mbi arsimin e lartë dhe bota në të cilën ajo operon si dhe ndryshimet e konsiderueshme në vitet e fundit. U evidentua pjesëmarrja në nivele rekord e arsimit të lartë ndër vite, por që tashmë po bie ndjeshëm nga kriza ekonomike, duke përfshirë këtu edhe faktorin e papunësisë së personave të diplomuar, nga e cila del në pah më shumë se kurrë nevoja për sigurimin për nevojat dhe trendet e saj në botë. Zhvillimi i shpejtë i teknologjive dixhitale, po ndryshojnë pjesëmarrjen studentore dhe krijimin e mundësive të reja për të mësuar strukturimin dhe përfshirjen e tyre në botën sociale.
Seancën plenare e hapi Znj. Jet Bussemaker Ministër i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës e Holandës, dhe më pas fjalën e mori Z. Tibor Navraksiks Komisioneri Evropian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
Në fjalën e tij si referues në këtë seancë plenare, Prof. John Goddard nga Universiteti i Newcastle, bëri një paraqitje të plotë të gjithë situatës si dhe preku disa nga arsyet kryesore të rënies së numrit të studentëve e krahasuar kjo me vitet e mëparshme, duke u mbështetur në fakte dhe studime konkrete të marra nga vende të ndryshme të bashkimit evropian.
Pas seancës plenare, të organizuar në tryeza diskutimi, mbështetur në qëllimin kryesor të konferencës, ishte përqasja e praktikave më të mira, të sjellura nga diskutimet, në tavolina të veçanta në grupe të ndryshme diskutantësh, prezantimi dhe evoluimi i inovacionit dhe edukimit. Një tjetër pikë e këtyre diskutimeve ishin sfidat kryesore dhe mundësitë për arsimin e lartë, mbi mundësinë e rekomandimeve për Komisionin Evropian.
Gjatë sesione paralele u diskutua rreth temave që: "lidhin arsimin e lartë në botën e jashtme", "përgatitja e qytetarëve të angazhuar" si dhe mbi "potencialin e teknologjive dixhitale".
Ndër të tjera, u diskutua që gjatë presidencës Holandeze të kërkohej për të gjeneruar rekomandime për shqyrtimin në Komisionin Evropian për modernizimit e arsimin të lartë. Gjithashtu, gjatë konferencës u diskutua mbi sfidat dhe shanset e arsimit të lartë europian si dhe u propozuan disa rekomandime për Komisionin Evropian.
Ky takim zgjati përgjatë paradites dhe pasdites të kësaj dite, e cila u mbyll me përmbledhjen e të gjitha konkluzioneve nga tryezat e diskutimeve.
Foto Galeri