<
Regjistrimet MASTER në UART
NJOFTIM I PËRDITËSUAR:
Njoftojmë të gjithë studentët e interesuar për të ndjekur studimet në programet e studimit të Ciklit të II-të MASTER, në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2016-2017, të paraqiten menjëherë pranë Sekretarive të Fakulteteve për të kryer aplikimin.
Vini re: Aplikimet mbyllen me dt. 20 Tetor, 2016.
Për më shumë informacion konsultoni me:
- Vendim i Rektoratit - Për procedurat e aplikimeve dhe të regjistrimeve në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Arteve, viti akademik 2016-2017
- Vendim i Senatit Akademik të UART - Mbi kriteret kryesore dhe tarifat e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit dhe në regjistrimin e tyre për ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë MASTER, në Universitetin e Arteve për vitin akademik 2016-2017
- Udhëzimin nr. 24/1, datë 12.10.2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, mbi regjistrimet në IAL për vitin akademik 2016 – 2017
Për rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, ju lutemi të informoheni duke klikuar ketu.
Faleminderit!