<

Akreditimi Institucional

Në datat 15-16 Maj 2017 në Universitetin e Arteve u zhvilluan takimet me grupin e vlerësimit të jashtëm, për akreditimin institucional.

U mbajtën rreth 16 takime me: Rektorin, Koordinatorin Institucional, Senatin Akademik, Dekanët e Fakulteteve, Shefat e Njësive Bazë, Stafin Akademik, Stafin Administrativ, Bordin e Administrimit, Studentët e të dy cikleve të studimit, ish-studentë, punëdhënës, etj.

Universiteti i Arteve u përfaqësua denjësisht nga puna e kryer përgjatë fazës përgatitore jo vetëm nga grupi i vlerësimit të brendshëm por edhe nga të gjithë pjesëmarrësit në këto takime. Grupit të vlerësimit të jashtëm përveç dokumenteve të vëna në dispozicion të ngarkuara në sistem elektronik AMS, ju ofruan edhe materiale shtesë të kërkuara gjatë vizitës në Universitetin e Arteve.

Pjesë e këtij vlerësimi ishte edhe vizita e kryer në të gjitha ambientet e Universitetit të Arteve


Foto Galeri