<

Konkurset e pranimit 2017

Bazuar në Urdhërin e Rektorit të Universitetit të Arteve Nr. 73, Datë 24/07/2017, ju njoftojmë me sa më poshtë:
 

Pranimet në të gjitha programet e studimit te ciklit të parë BACHELOR, me kohë të plotë në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2017 - 2018, do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuar nga Fakulteti i Muzikës, Fakulteti i Artit Skenik dhe Fakulteti i Arteve të Bukura.

Për kandidatët, të cilët konkurrojnë për një nga programet e studimit të ciklit të parë BACHELOR, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve, rezultatet e konkursit të pranimit llogariten në këtë mënyrë:

  • Rezultatet e Maturës Shtetërore me 30% të totalit të pikëve (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe të gjithë provimet e Maturës Shtetërore);
  • Rezultatet e konkurseve të pranimit me 70% të totalit të pikëve.


Pikët maksimale
që mund të fitojë një kandidat në konkurim në një program studimi janë 200, mbështetur në Vendimin e Senatit Akademik nr. 26, datë 13.07.2017.

Kandidati, që nuk arrin të fitojë pikët minimale, prej 90, të percaktuara në Vendimin e Senatit Akademik nr. 26, datë 13.07.2017, nuk fiton të drejtën e studimit;


Konkurset e pranimit në Universitetin të Arteve do të zhvillohen
për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë BACHELOR, nga data 18 Gusht deri më 22 Gusht 2017, në ambientet e Fakulteteve të Universitetit.

Tarifa e regjistrimit e kandidatëve për të konkurruar në një nga programet e studimit në Fakultetet e UART është 5 000 (pesë mijë) lekë, mbështetur në Vendimin e Senatit Akademik nr. 21, datë 09.05.2017, dhe do të arkëtohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Arteve.
Konkurrentët, pasi të kenë verifikuar emrin në listat e shpallura në UART, të dërguara nga QSHA, pajisen me mandat arkëtimi nga Drejtoria Ekonomike, prane Rektoratit të UART, në bazë të të cilit bëjnë pagesën.

Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë Sekretarive të Fakulteteve, nga ora 08:00 e datës 09 Gusht deri në orën 16:00 të datës 17 Gusht 2017.

Regjistrimi i kandidatëve bëhet duke u bazuar në listën e sjellë nga QSHA, me këto dokumenta:

  • Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë, fotokopje);
  • Fotokopje e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave;
  • Mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit për konkurrim.


Kandidatet që perfitojnë nga kuotat e MAS të akorduara për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqiperisë, për romët dhe ballkano-egjiptianet, për invalidet paraplegjikë dhe tetraplegjikë, për jetimët, të verbrit, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit, për programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve, aplikojnë drejtpërdrejtë pranë Sekretarive të FAB, FAS, dhe FM, nga ora 08:00 e datës 09 Gusht deri në orën 16:00 të datës 17 Gusht 2017.

Sekretaritë e FAB, FAS dhe FM, në momentin e rregjistrimit të kandidatit për konkurrim në një nga programet e studimit, e pajisin konkurentin me "Fletën e Regjistrimit", e cila ka këtë përmbajtje:

  1. Emri dhe Mbiemri i kandidatit
  2. Programi i Studimit në të cilin konkuron
  3. Orën, datën, viti mësimor si dhe ambjentin, për t'u paraqitur në konkursin pranues.

 

Për më shumë informacion:

Urdhëri i Rektorit të Universitetit të Arteve Nr. 73, Datë 24/07/2017

Udhëzimi i MAS nr. 15, datë 19/05/2017