<

Konkursi i kompozicionit DYCE

Nis konkursi i kompozicionit DYCE - Zbulimi i kompozitorëve të rinj Europianë 

Afati i fundit për aplikimet është 15 Janar 2019.

U drejtohet studentëve dhe ish studentëve të kompozicionit nga të gjitha akademitë Europiane. Katër nga katër – zbulimi i kompozitorëve të rinj të Europës (DYCE) është një projekt Europian i bashkëfinancuar nëpërmjet programit europian krijues të Bashkimit Europian gjatë viteve 2018-2020.

DYCE përbëhet nga katër partnerë:

  • DIVERTIMENTO ENSEMBLE, Drejtues i projektit - Milano, Italy
  • CIKADA ENSEMBLE - Oslo, Norvegji
  • ENSEMBLE U: - Tallinn, Estoni
  • TALLER SONORO - Sevilje, Spanjë

 Për më shumë informacion vizitoni www.dyce-project.eu.

----

Krijimi I DYCE është një THIRRJE PËR APLIKIME e cila është e hapur për studentët dhe ish studentët ( të diplomuar gjatë dy viteve të fundit) e të gjitha Akademive Europiane, Konservatorëve, Shkollave profesionale të muzikës të cilat lëshojnë një kualifikim akademik. Adresimi i akademive muzikore do të bëjë të mundur zbulimin e talenteve të reja dhe arritjen e kompozitorëve premtues nga e gjithë Evropa. Konkursi është faza e parë e një projekti të shumëllojshëm kulturor, i cili përfshin shfaqje dhe mënyra të ndryshme edukimi. Do të angazhojë profesionistë dhe audiencë muzikore, duke sjellë rezultate afatgjata në skenën muzikore dhe kulturore evropiane.

RREGULLAT E KONKURSIT

  1. Studentët e kompozicionit dhe ish studentë nga të gjitha kombësitë, Universitetet Europiane, Akademitë, Konservatorët, Shkollat e muzikës, qoftë ato edhe profesionale, të cilat lëshojnë një kualifikim akademik kanë të drejtë të marrin pjesë në përzgjedhje duke paraqitur një partiturë për një ansambël prej 4-6 muzikantë të instrumenteve si: flaut, klarinet, violinë, violonçel, piano, perkusion. Elektronika (jo e drejtëpërdrejtë) lejohet. Aplikantët duhet të regjistrohen në kursin e Kompozicionit ose Kompozicionit Elektroakustik të një Institucioni publik ose privat, ose nuk duhet të jenë diplomuar përpara datës 15 Tetor 2016. Kërkohet një dokument i lëshuar nga institucioni arsimor, i cili vërteton regjistrimin e tanishëm osë të mëparshëm në shkollë, apo edhe datën e diplomimit.

    Studentët dhe ish studentët nga institucionet e vendeve jo Europiane të përfshira në programin e Europës Krijuese , mund të aplikojnë gjithashtu. Lista e vendeve jo të pranuara në BE gjendet në dispozicion në faqen e internetit të DYCE.
     
  2. Aplikantët duhet ta plotësojnë aplikimin e tyre duke ndjekur procedurën në faqen e internetit të DYCE jo më vonë se data 15 Janar 2019.

    Ata duhet të ngarkojnë dokumentat e mëposhtme:

    - formulari i aplikimit
    - partitura në PDF
    - kopje të një dokumenti identifikimi
    - një CV
    - një dokument i lëshuar nga institucioni arsimor, ku vërtetohet regjistrimi i tyre në kompozicion apo kompozicion elektroakustik si student i tanishëm apo i mëparshëm në shkollë.

    Për çdo pyetje në lidhje me kurset e pranuara, ju lutem na shkruani në info@dyce.eu.
     
  3. Partiturat origjinale si edhe partiturat tashmë të publikuara apo të performuara janë të pranueshme për dorëzim. Ato nuk duhet të jenë pa emërtim. Gjithashtu, mund të bashkëngjisni dhe regjistrimin e performancës, nëse disponohet një e tillë.
     
  4. Një juri ndërkombëtare prej shtatë kompozitorë (Hanspeter Kyburz, Brigitta Muntendorf, Johannes Schöllhorn, Christian Eggen, Sandro Gorli, Tarmo Johannes, Ignacio Torner) do të zgjedhin 12 partitura deri më 15 Shkurt 2019, tre nga secila prej 4 Zonave Evropiane të krijuara nga projekti DYCE. Kompozitorët e përzgjedhur do të informohen personalisht me email si dhe përzgjedhja gjithashtu do të shpallet në faqen e internetit të DYCE, më 16 Shkurt 2019. 12 kompozitorët fitues duhet t’i dërgojnë pjesët e tyre për performancën, brenda datës 28 Shkurt 2019.
     
  5. Më 28 prill 2019, 12 partiturat e përzgjedhura do të shfaqen në katër koncerte nga katër ansamblet e DYCE dhe secili ansambël do te ekzekutojë tre pjesë që i përkasin zonës së vet. Të katërta koncertet do të zhvillohen në të njëjtën ditë, në kohë të ndryshme në katër qytete të asambleve, me një transmetim audio/video nga secila sallë koncertesh tek tre të tjerat. Në këtë mënyrë, gjatë kësaj dite, audienca do të dëgjojë të gjitha 12 pjesët: 3 drejtëpërsëdrejti dhe 9 në transmetim të vazhdueshëm. Vëmendje të veçantë do ti kushtohet cilësisë së transmetimit , në mënyrë që të garantohet një përvojë e përsosur dhe e këndshmë e dëgjimit për publikun.

    Pas koncertit, audienca në katër qytete të ansambleve do të votojë dhe do të përzgjedhë 4 kompozimet më të mira. Katër partiturat e zgjedhura nga audienca do t’i përkasin secila një zone të ndryshme Evropiane, në mënyrë që te 4 zonat të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë. Kjo ngjarje do të shënojë përfundimin e programit te Zhvillimit të Audiencës - Audience Development program.
     
  6. Katër kompozitorët e përzgjedhur do të ngarkohen më detyrën për të kompozuar një pjesë të re prej 12-15 min secili, për të njëjtat instrumenta sipas Thirrjes për Partitura (flaut, klarinet, violinë, violonçel, piano, perkusion). Elektronika (jo e drejtëpërdrejtë) lejohet. Çdo kompozitor do të marrë një shumë prej 5000 Euro bruto për komisionin. Shuma do të paguhet nga Divertimento Ensemble, sipas ligjeve italiane.
    Partiturat dhe pjesët e reja duhet të ngarkohen në faqen e internetit të DYCE brenda datës 29 Shkurt 2020.
     
  7. Katër pjesët e ngarkuara do të realizohen nga katër ansambletë në qytetet e tyre, në data të ndryshme gjatë muajit Prill të vitit 2020. Katër kompozitorët do të ftohen në Milano, Oslo, Sevilje dhe Talin ku do të jenë të pranishëm në prova dhe koncerte, duke punuar nga afër me ansamblet dhe dirigjentët.
     
  8. Shpenzimet e kompozitorëve për udhëtimin, ushqimin dhe akomodimin në Milano, Oslo, Sevilje dhe Talin do t’i ngarkohen DYCE.
     
  9. Një konventë përfundimtare në Milano, do të publikojë projektin DYCE në Qershor 2020. Ajo do të përqëndrohet në shume aspekte të Muzikës së Re në Europë dhe do të paraqesë CD-në me katër kompozimet. Katër kompozitorët e ngarkuar duhet të marrin pjesë në konventë dhe të përshkruajnë për pjesëmarrësit përvojën e tyre në DYCE.
     
  10. Çdo aplikant, duke paraqitur kërkesën e tij/e saj për të marrë pjesë në konkursin e kompozicionit DYCE, rrjedhimisht bie dakort pa kushte që të jetë i kufizuar nga këto rregulla.


Për informacione të mëtejshme:

DYCE - Discovering Young Composers of Europe
www.dyce-project.eu
info@dyce-project.eu
mobile +39 334 1732400