Memorandumi me Zhejiang Normal University
Nga data 8-29 Nëntor 2018, Zv. Rektori për Projektet dhe Kërkimin Shkencor në Universitetin e Arteve, Prof. Arian Paço morri pjesë në seminarin me temë “Seminar on Higher Education Management for Developing Countries in 2018” (Seminar mbi Menaxhimin e Arsimit të Lartë për Vendet në Zhvillim 2018). Ky seminar u sponsorizua nga Ministria e Tregtisë e Republikës Popullore të Kinës.
Gjatë kësaj periudhe qëndrimi në Republikën Popullore të Kinës, më 27 Nëntor 2018, në mjediset e “Zhejiang Normal University” u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Arteve dhe “Zhejiang Normal University”. Për Universitetin e Arteve memorandumi u nënshkrua nga Zv. Rektori për Projektet dhe Kërkimin Shkencor Prof. Arian Paço, ndërsa për “Zhejiang Normal University” u nënshkrua Zv. Presidenti i këtij Universiteti Prof. Dr. Zhang Genfu.
Memorandumi u nënshkrua në kuadër të strategjisë së zgjerimit të bashkëpunimeve të Universitetit të Arteve me Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.