<

Njoftim

NJOFTOHEN TË GJITHË STUDENTËT SE:

Nga data 09.01.2019 deri më datë 16.01.2019, nis mbledhja e dokumentacionit pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në UART, për studentët përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit me 100% apo 50% sipas kategorive dhe të shtresave sociale mbështetur në VKM-të e nxjerra më datë 26.12.2018, ref. fletorja zyrtare 189.

Gjithashtu, nga data 10.01.2019 deri më datë 16.01.2019, pranë Drejtorisë Ekonomike të UART nis mbledhja e dokumentacionit për studentët që do të përfitojnë trajtim financiar/bursa mbështetur në VKM-të e nxjerra në fund të muajit Dhjetor, 2018, ref. fletorja zyrtare 189, Vendime të miratuara më datë 26.12.2018.

Për më shumë, vizitoni seksionin e njoftimeve për studentin.