<

MENDELSSOHN SUMMER SCHOOL FESTIVAL

Shkolla verore “International Mendelssohn Festival” organizohet për të 13-tën herë nga data 9-22 Shtator 2019. Artistë të mirënjohur do të mbajnë Master klase (Violinë, Violë, Violinçel, Flaut, Oboe, Klarinetë, Korno, Saksofon, Piano, Dirizhim dhe Muzikë Dhome) si dhe do të performojnë në koncerte pranë Universitetit të Muzikës dhe Teatrit në Hamburg.

Studentë të mirëkualifikuar të muzikës nga katër kontinente do të bashkohen në Hamburg për dy javë Master klase, në mënyrë që të testojnë aftësitë e tyre në muzikë dhe të përsosin më tej drejtimin profesional. Një ekip i shkëlqyer instruktorësh i përbërë nga profesorë të njohur ndërkombëtarisht do të trajnojnë studentët gjatë kësaj periudhe.

Një koncert i orkestrës së madhe së Hamburgut do të organizojë finalen e këtij viti, me pjesëmarrjen e studentëve më të mirë të shkollave verore.

Master Klase 2019:

Muzikë dhome

  • Auryn Quartet
  • Fine Arts Quartet
  • Michel Lethiec
  • Niklas Schmidt
  • Sebastian Schmidt

Violinë

  • Tanja Becker-Bender
  • Joanna Kamenarska
  • Yair Kless
  • Sebastian Schmidt


Violë

  • Boris Faust
  • Anna-Kreetta Gribajcevic
  • Diemut Poppen
  • Peijun Xu


Violinçel

  • Bernhard Gmelin
  • Arto Noras
  • Niklas Schmidt

Flaut

  • Patrick Gallois

Oboe

  • Jean-Louis Capezzali

Klarinetë

  • Alexander Bachl
  • Michel Lethiec

Korno

  • Ab Koster

Saksofon

  • Asya Fateyeva

Piano

  • Mari Kodama
  • Hubert Rutkowski
  • Stepan Simonian

Dirizhim

  • Ulrich Windfuhr


APLIKIMI

Për pjesëmarrje në shkollën verore “International Mendelssohn Festival” është I nevojshëm një aplikim paraprak. Ju mund të regjistroheni online këtu: http://www.mendelssohn-festival.com/en/application/

 

AFATI FUNDIT PËR APLIKIME ËSHTË DERI MË 15 MAJ 2019

PËR MË SHUMË INFORMACIONE DHE PËR APLIKIMIN ONLINE JU LUTEM VIZITONI:

Website: www.mendelssohn-festival.com/summerschool
Facebook: facebook.com/mendelssohnfestival