<

Karta e Studentit

Të dashur Studentë,

Në kuadër të “Paktit me Universitetin” ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për Kartën e Studentit.

Për studentët e Fakultetit të Muzikës aplikimi bëhet tek “Salla Multimediale” (ish Fonoteka) në Bibliotekën e Universitetit të Arteve, për studentët e Fakultetit të Artit Skenik aplikimi bëhet tek zyra e Administratës së këtij Fakulteti në katin e parë, ndërsa për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura aplikimi bëhet tek Salla e Pedagogëve e këtij Fakulteti

Aplikimet bëhen çdo ditë, nga ora 8:30 deri në orën 16:30.

Studentët aplikantë duhet të kenë me vete Kartën e Identitetit për të bërë aplikimin.

Afati i fundit për kryerjen e aplikimit është data 15 Korrik, 2019.