<

TIRANA COMPOSITION ACADEMY 2019

TIRANA COMPOSITION ACADEMY – 2019
10 – 16 NËNTOR 2019

Thomas Simaku – University of York, UK
Jérôme Comte – Ensemble Intercontemporain, Paris

Tirana Composition Academy është një projekt që synon të inkurajojë kompozitorët e rinj nga të gjitha trevat shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi).

Me nismën e kompozitorit shqiptar, Thomas Simaku, profesor në Universitetin e York-ut në Britaninë e Madhe, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me organizimin e Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë, nga data 10 deri 17 nëntor 2019 në ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë do të zhvillohen leksione, seminare dhe workshop-e në lidhje me teknikat dhe idiomat bashkëkohore në kompozicion.

I ftuar nderi është klarinetisti prestigjioz francez Jérôme Comte, profesor në Konservatorin e Parisit dhe solist i Ensemble intercontemporain.

Ftohen kompozitorët e rinj, të cilët deri më datë 16 Shtator 2019 nuk kanë mbushur moshën 30 vjeç, të aplikojnë online, duke dërguar këto materiale:

  1. Një vepër për klarinetë solo deri në 6 minuta.
  2. Dy vepra për formacione të ndryshme të muzikës së dhomës.
  3. Incizimet përkatëse - Midi recording mund të dërgohen, nëse incizimet nuk ekzistojnë.
  4. Partiturat duhet të dërgohen në formatin PDF, ndërsa incizimet në Mp3.
  5. Partiturat the incizimet duhet të dërgohen në anonimitet, me një pseudonim.

Juria përbëhet nga kompozitorët:

  • Thomas Simaku (Univeristy of York)
  • Vasil Sofokli Tole (Akademia e Shkencave e Shqipërisë)
  • Dorian Cene (Universiteti i Arteve, Tirane)
  • Mikaela Minga (Akademia e të Rinjve - Akademia e Shkencave e Shqipërisë)

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve, juria do të përzgjedhë deri në 10 kompozitorë.

Kompozitorët e zgjedhur, përveç pjesëmarrjes në leksione kolektive, do të kenë mundësinë të marrin leksione individuale me Prof. Dr. Thomas Simaku, si dhe të dëgjojnë veprën për klarinetë në workshop dhe në koncert nga klarinetisti Jérôme Comte.

Aplikimet duhet të dërgohen online deri në datën 16 Shtator 2019, në orën 17:00, në adresën e-mail: albya@akad.gov.al.

Për më shumë vizitoni lidhjen: https://www.facebook.com/albyacad/posts/2982818205069655