<

Konkurset 2019, Trojet dhe Status i veçantë

Njoftohen të interesuarit se janë afishuar në mjediset e Universitetit të Arteve listat e kandidatëve nga Trojet, të kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuar, të kandidatëve me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, të regjistruar për konkurrim në programet e studimit të Fakulteteve të Universitetit të Arteve.

Kandidatët duhet të paraqiten pranë Sekretarive respektive ditën e hënë, më datë 2 Shtator, në orën 8:00, për të marrë pjesë në Konkurset e Pranimit.

Për t'u konsultuar me Kriteret dhe Rregulloret për pjesëmarrje në konkurset e pranimit për vitin akademik 2019-2020, në Fakultetet e Universitetit të Arteve, ju ftojmë të aksesoni faqen e Fakultetit përkatës dhe të vizitoni menunë Informacion -> Pranimet.

Për informacion të mëtejshëm lidhur me konkurset e pranimit ju ftojmë të vizitoni lidhjen: http://uart.edu.al/index.php?id=864