Thirrje për aplikime
Thirrje e hapur për aplikim të artistëve shqiptarë për pjesëmarrje në Bienalen me titull “Mediterranea 19 – School of Waters”, i cili do të realizohet në Republikën e San Marinos, datë 22 – 25 tetor 2020.
Institutet Kulturore të Republikës së San Marinos, në bashkëpunim me Universitetin e San Marinos dhe BJCEM, ka publikuar në web thirrjen për Bienalen e Artistëve të Rinj Mediterranea 19, dhe është e hapur për artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, nga mosha 18 deri 35 vjeç (të lindur nga 1 janari 1984), që vijnë nga ose bazohen brenda një plejade territoresh që lidhen me Detin Mesdhe si: Shqipëri, Algjeri, Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Qipro, Egjipt, Francë, Greqi, Itali, Jordani, Liban, Libia, Malta, Mali i Zi, Maroku, rajoni nordik Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Greenland, Ishujt Faroe, Palestina, Republika e San Marino, Serbia, Siria, Sllovenia, Tunizia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar.
Afati i fundit për aplikimin është data 26 Janar 2020, ora 20:00.
Përzgjedhjet do të bëhen në datat 14-15 dhe 16 shkurt 2020. Deri në fund të shkurtit do të prezantohet lista e artistëve të përzgjedhur.
Këtë vit, struktura e thirrjeve të hapura nuk do të ndahen me disiplina, por do të paraqesin shtigje kuratoriale. Të gjitha aplikimet do të mblidhen direkt nga BJCEM, i cili do t’i shpërndajë punimet te kuratorët dhe anëtarët për vlerësim, por përzgjedhja përfundimtare u është deleguar kuratorëve. Ministria e Kulturës ka të rezervuara dy kuotat për pjesëmarrje.
Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni: https://kultura.gov.al/mediterranea-19-bienalja-e-artisteve-te-rinj-shkolla-e-ujerave/