<

Audicioni Ndërkombëtar Orkestral

Universiteti i Muzikës Samnium lançon projektin Çmimet e Audicionit Ndërkombëtar Orkestral , një përpjekje për t’u ofruar muzikantëve në të gjithë botën një mundësi të vlefshme dhe konkrete.

Nëpërmjet një konkursi/audicioni online, 60 muzikantë do të përzgjidhen dhe do të kenë mundësinë të luajnë një tur Europian në stafin e Orkestrës Simfonike Samnium në Qershor 2021, në disa prej sallat më prestigjoze në botë: padyshim mes tyre dhe Salla e Artë MUSIKVEREIN NË VJENË, më 21 Qershor 2021. Veç kësaj, fituesit e Çmimit të Parë Absolut do të fitojnë një bursë prej $1500.

Audicioni do të zhvillohet online nëpërmjet dy fazave:

  • përzgjedhja paraprake (plotësisht e lirë), ku kandidatët duhet të dërgojnë një video sipas zgjedhjes së tyre nga repertori solo. Afati fundit i regjistrimit është data 31 Gusht 2020.
  • faza finale, ku kandidatët duhet të regjistrojnë dhe të dërgojnë një nga fragmentet orkastrale të përzgjedhura nga Juria ne fund të fazës së përzgjedhjes paraprake.

Konkursi tashmë ka dhe përkrahjen e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Stiftung Mozarteum në Salzburg.

Për informacione të mëtejme konsultohuni në linkun: www.samniumuniversity.com