<
Kalendarët për aplikimet dhe regjistrimet në UART
Përshëndetje,
Në vijim publikohen kalendarët për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Universitetin e Arteve për të dy ciklet e studimeve me kohë të plotë, në zbatim të:
- Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 436, datë 03.06.2020, "Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2020-2021” dhe 2021-2022 e në vijim;
- Urdhrit të Përbashkët Nr. 2, datë 02.07.2020, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020-2021”;
- Udhëzimit Nr. 10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë” i ndryshuar;
- Udhëzimit Nr. 17, datë 30.07.2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 10, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë” ".
KALENDARËT
- Kalendari për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit për ciklin e parë të studimeve me kohë të plote BACHELOR, Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë Shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të larte, viti akademik 2020-2021
- Procedurat pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë BACHELOR, viti akademik 2020-2021
- Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve shtetas të huaj, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në IAL,viti akademik 2020-2021
- Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë
- Pranimet në ciklin e dytë të studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" / "Master i Arteve", viti akademik 2020 – 2021
Për një informacion më të detajuar mund të drejtoheni edhe pranë Sekretarive Mësimore të secilit fakultet ku ju dëshironi të konkurroni.
Universiteti i Arteve