<

Njoftim - Mbyllja e procesit mësimor

Përshëndetje,

Në vijim ju ftojmë të gjeni njoftimin mbi planin e detajuar të organizimit të mbylljes së procesit mësimor për vitin e parë dhe të dytë Bachelor si dhe vitin e parë Master, për vitin akademik 2019-2020, në Universitetin e Arteve:
 

Në vijimësi të zbatimit të Urdhrit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 104, datë 30.4.2020 për “Marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID 19” si dhe Vendimit të Rektoratit Nr. 34, datë 04 Maj 2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, në Universitetin e Arteve”, njoftojmë të gjithë studentët e programeve të studimit të ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë Viti i Parë dhe Viti i Dytë si dhe Viti i Parë Master, se procesi mësimor ri-fillon sipas këtij kalendari:
 

  • 31 Gusht - 2 Tetor, realizimi i përsëritjeve të lëndëve të specialitetit për secilin program studimi, leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të parë dhe të dytë të ciklit të parë të studimeve Bachelor dhe për studentët e vitit të parë të ciklit të dytë të studimeve Master.
     
  • 21 Shtator - 2 Tetor, zhvillimi i provimeve të mbartura, si dhe përgatitja për provimet përfundimtare.
     
  • 3 Tetor - 25 Tetor, sezoni i provimeve.
     
  • 26 Tetor - 31 Tetor, sezoni i provimeve të vjeshtës, si dhe përmbyllja e dokumentacionit.



Planin e detajuar të organizimit të mbylljes të procesit mësimor për vitin akademik 2019-2020, për Vitin e Parë dhe të Dytë Bachelor si dhe Vitin e Parë Master, do ta gjeni pranë secilit Fakultet sipas programeve të studimit.


Sa i takon masave për t'u zbatuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ju ftojmë të informoheni duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".

 

Faleminderit,

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË ARTEVE