<

Aplikantët për konkurrim në FM, Raundi i III-të, 2020

Afishohen listat e aplikantëve për konkurrim për Raundin e III-të, në programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Muzikës, si më poshtë vijon:


Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit për Raundin e III-të, në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit duke nisur nga dita e sotme datë 15 Tetor deri ditën e nesërme më datë 16 Tetor, 2020, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarisë Mësimore bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të gjithë kandidatët sipas listave të mësipërme, të shkarkuara nga portali U-Albania.


Konkurset e pranimit për Raundin e III-të për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve do të zhvillohen në datë 17 Tetor, 2020.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë lidhjen: Rregullore dhe Kritere - Konkurset Bachelor, FM, 2020-2021.


Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".


Ju urojmë suksese!