Thirrje për Aplikime – Sfida COVID19
Këshilli Britanik ka publikuar thirrjen për të gjithë studentët e talentuar që jane duke studiuar dhe atyre që kanë përfunduar studimet (18-30 vjeç) për të krijuar zgjidhje të politikave dhe për të adresuar sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.
Studentët do të kenë mundësi për të shkuar në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme me të cilat bota po përballet sot.
Pesë individët/ekipet më të mira do të kalojnë në finalen online dhe do të kenë mundësinë për të përfituar një kurs online në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Gara është e hapur për individë dhe ekipe deri në 3 anëtarë. Ekipet multidisiplinare që mbledhin studentë nga studime të ndryshme inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë.
Për më shumë informacione mbi programin e Angazhimit Shkencor të Ballkanit Perëndimor mund të referoheni këtu.
Këshilli Britanik organizon Garën e Studentëve – COVID 19 si pjesë e Programit të Angazhimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor.