<
Rreth Autoritetit
Universiteti i Arteve, si institucion publik i arsimit të lartë, ka për mision:
- të krijojë, zhvillojë, përcjellë dhe mbrojë dijet përmes mësimdhënies në fushën e artit dhe kulturës, si dhe të nxisë e zhvillojë kërkimin artistik/shkencor;
- të formojë specialistë të lartë të fushave të arteve dhe të përgatisë artistë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit;
- të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;
- të kontribuojë në zhvillimin artistik, ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal;
- të mbështesë prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit;
- të integrojë mësimdhënien me kërkimin artistik/shkencor;
- të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe kërkimit artistik/shkencor.
Funksionet dhe detyrat e Universitetit të Arteve
Universiteti i Arteve ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Statutin, duke realizuar funksionet kryesore si më poshtë:
- organizimin dhe zhvillimin e programeve të studimit në ciklet Bachelor, Master dhe Doktoraturë në fushat e arteve;
- zhvillimin e kërkimit artistik dhe shkencor;
- organizimin e veprimtarive artistike, kulturore dhe shkencore;
- ofrimin e shërbimeve ndaj studentëve dhe publikut në fushat e veprimtarisë së tij;
- administrimin e burimeve njerëzore, financiare dhe materiale në funksion të realizimit të misionit të institucionit.
Procedura e vendimmarrjes në Universitetin e Arteve
Vendimmarrja në Universitetin e Arteve realizohet përmes organeve drejtuese të përcaktuara në Statut, sipas kompetencave përkatëse:
- Senati Akademik, si organi më i lartë akademik, merr vendime për çështje që lidhen me veprimtarinë akademike dhe kërkimore;
- Bordi i Administrimit, si organ përgjegjës për administrimin financiar dhe menaxhimin e burimeve;
- Rektori, si përfaqësues ligjor dhe drejtues i institucionit, nxjerr urdhra dhe akte administrative në zbatim të ligjit dhe Statutit;
- Këshilli i Etikës dhe strukturat e tjera drejtuese, sipas përcaktimeve statutore.
Vendimet e këtyre organeve dokumentohen në forma shkresore dhe publikohen sipas legjislacionit përkatës dhe Programit të Transparencës.
Struktura e pagave (sipas kuadrit ligjor në fuqi)
Paga e funksioneve drejtuese, akademike dhe administrative në Universitetin e Arteve përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse të Këshillit të Ministrave për institucionet publike të arsimit të lartë.
Struktura e pagave bazohet në kategoritë e mëposhtme:
- Rektori, Dekanët dhe funksionet drejtuese;
- Personeli akademik (Profesor, Profesor i Asociuar, Lektor, Asistent Lektor);
- Personeli administrativ dhe teknik.
Për çdo kategori, niveli i pagës përcaktohet sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe akteve përkatëse nënligjore në fuqi.
Zgjidh Destinacionin:
- Organigrama
- Struktura
- Organet Drejtuese
- Fakulteti i Muzikës
- Fakulteti i Artit Skenik
- Fakulteti i Arteve të Bukura
- Biblioteka Shkencore
- Stafi Akademik
- CV
- Vendime
- Vetëdeklarimi DAP
