<

Strategji Zhvillimi

Universiteti i Arteve zhvillon veprimtarinë e tij në përputhje me objektivat e përcaktuara në Statut, planet vjetore të punës, raportet vjetore të veprimtarisë, si dhe prioritetet kombëtare në fushën e arsimit të lartë, kulturës dhe kërkimit artistik/shkencor.

Drejtimet kryesore të zhvillimit përfshijnë:

  • rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim artistik/shkencor;
  • forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar;
  • përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve ndaj studentëve;
  • digjitalizimin e proceseve administrative dhe akademike.