Njoftime ERASMUS+ KA2
11/09/24
Ditën e Hënë, datë 9 Shtator 2024, në Tiranë, u mbajt me sukses takimi mes partnerëve të projektit Erasmus+ “E-Learning Gamified and Networked Training for Startupper”, me akronimin E-LE.G.A.N.T.S., financuar nga Erasmus+. Takimi u organizua nga Universiteti i Arteve dhe u zhvillua në Sallën “Ibrahim Madhi”, në godinën kryesore të Universitetit.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e deritanishme, duke u drejtuar veçanërisht tek programet e këshillimit të studentëve, paraqitja e planeve përfundimtare të biznesit nga grupet e studentëve, veprimet promovuese të projektit, si dhe shpërndarja e rezultateve dhe synimeve për muajin pasardhës në lidhje me të gjitha paketat e punës së projektit.
Në këtë takim pune morrën pjesë përfaqësues nga secila organizatë partnere. Konkretisht, partnerët e projektit janë “Universita Telematica IUL” nga Italia, “Shkolla e Studimeve të Avancuara Sociale” nga Sllovenia, “Ionian University” nga Greqia, “Universiteti i Arteve” dhe Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” nga Shqipëria, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe “Universiteti Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji” nga Kosova, ndërsa nga Mali i Zi “Universiteti Mediteran” dhe “Universiteti i Malit të Zi”.
12/05/21
NJOFTIM - Furnizim & Vendosje të pajisjeve laboratorike të konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore të parashikuara nga projekti “Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Heritage” Nr. REF: 610390-EPP-1-2019-1-AL-EPPKA2-CBHE-SP
FTESË PËR OFERTË - Furnizim & Vendosje të pajisjeve laboratorike të konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore të parashikuara nga projekti “Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Heritage”