<

Konkurset e Pranimit, Master - 2021

Janë hapur aplikimet për në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master Profesional”, “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” në Universitetin e Arteve, për të gjitha kategoritë e kandidatëve.

Aplikimet mund të bëhen pranë Sekretarive Mësimore respektive të Fakulteteve të Universitetit të Arteve deri më datë 25 Tetor 2021.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për regjistrim pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse), është:

  • Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Shkollës së Mesme, e sigluar nga Drejtoria Arsimore
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës Bachelor ose kopje origjinale e vërtetimit të notave, 
  • Certifikatë e mbrojtjes së gjuhës së huaj në nivelin B1, 
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës 
  • Dy fotografi (pasaporte) 
  • Mandati i pagesës së tarifës së konkurrimit


Konkurset e pranimit do të zhvillohen brenda datës 28 Tetor 2021.

Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Brenda datës 29 Tetor, 2021, shpallen dhe publikohen listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme në mjediset e kampusit universitar dhe në mediumet zyrtare elektronike të Universitetit të Arteve, të ndara sipas programeve të studimit dhe të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët pjesëmarrës në konkurse, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues kryhet pranë Sekretarisë Mësimore përkatëse, deri në datën 13 Nëntor, 2021.

Më datë 15 Nëntor, 2021, nis viti akademik për të gjithë studentët e vitit të parë të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master Profesional” “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” në Universitetin e Arteve.

 

Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".



UNIVERSITETI I ARTEVE