<

1927 Artspace

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor me jashtë, Organizata ndërkombëtare “1927 Artspace”, e cila ushtron veprimtarinë e saj në New York, Athinë dhe Monemvasia, me mision në promovimin e arteve bashkëkohore të skenës mesdhetare dhe inkurajimin e shkëmbimeve midis Mesdheut dhe SHBA-së, nëpërmjet Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Athinë na është informuar mbi mundësinë e pjesëmarrjes në këtë konkurs të artisteve shqiptare nga fusha të ndryshme si: teatër, vallëzim, performancë, arkitekturë, stilistikë, urbanistikë etj.

Veprat të cilat do të përzgjidhen përmes këtij konkursi të hapur, do të prezantohen në hapësirën “1927 Artspace”, si pjesë e programit ndërdisiplinor me shfaqje, lexime në skenë, ekspozita arti, rezidenca artistike, biseda dhe debate. Këto aktivitete do të zhvillohen në Athinë, gjatë periudhës vjeshtë 2022- dimër 2023.

Informacion më të detajuar në lidhje me konkursin gjenden në adresat e mposhtme:

Email: 1927artspace@gmail.com

Ueb: www.1927online.art.blog