<

Marrëveshje Bashkëpunimi UART - AADF

Universiteti i Arteve dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për promovimin e bashkëpunimit mes artistëve të diasporës dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, mundësuar nëpërmjet programit “Research Expertise from the Academic Diaspora (READ)”.

Kjo marrëveshje ka si qëllim krijimin e një platforme të fortë për shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mes artistëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe studentëve apo profesionistëve të rinj në vend, si dhe synon të krijojë mundësi përmes projekteve të përbashkëta, trajnimeve, dhe aktiviteteve kulturore.

Ky hap i rëndësishëm përfaqëson angazhimin e AADF dhe UART për të kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës dhe arsimit në Shqipëri, duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë dhe për komunitetin artistik.

Përfaqësuesit e të dyja palëve shprehën optimizmin e tyre për efektet pozitive që do të ketë kjo marrëveshje në zhvillimin akademik dhe jetën kulturore dhe artistike të vendit.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>