Privatësia
OBJEKTI
Ky Udhëzues ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale, mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre.
Bazuar në:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar;
- Ligjin Nr. 9918, datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare“, indryshuar;
- Udhëzimin e KDI;
- Udhëzim i KDIMDP nr. 7, datë 09.06.2010 “Për përpunimin e të dhënave personale në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore dalë në zbatim të ligjit.
Universiteti i Arteve kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
A. Mbrojtja e të dhënave
Mbrojtja e të dhënave bazohet në:
- Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
- Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, të ligjshme dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
- Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
- Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
- Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
B. Përhapja e të dhënave personale
Universiteti i Arteve nuk ia transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj në mënyrë të shprehur për një gjë të tillë.
C. Masat e sigurisë në lidhje me të dhënat personale
Universiteti i Arteve është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky qëllim arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, UART kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
A. E drejta për akses
- Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
- Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
B. Kontrolluesi
Universiteti i Arteve - Institucion Publik i Arsimit të Lartë
Znj. Elia PLAKU
Koordinatori për të drejtën e informimit në UART
Kontakt:
Email: bnj@uart.edu.al
Tel: +355 68 40 10 658
Adresa:
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Informacionit,
Protokollit dhe Arkivit, Universiteti i Arteve
Sheshi "Nënë Tereza", nr. 2, 1019, Tiranë, Shqipëri
C. E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin, fshirjen e të dhënave të përpunuara
- Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
- Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
- Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.
DETYRIME TË KONTROLLUESIT
A. Të përpunojë të dhënat:
- Në përpunimin në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
- Në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
- Të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
- Në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdo veprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të fshihen apo të ndryshohen;
- Në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
B. Qëllimet e përpunimit të të dhënave nga kontrolluesi janë:
- Për të mundësuar dhe administruar të dhënat e studentëve lidhur me funksione të tyre nga aplikimi fillestar deri në diplomim dhe më gjerë, për të menaxhuar marrëdhëniet në vazhdim me të diplomuarit;
- Për të planifikuar dhe llogaritur shërbimet e ofruara;
- Për të prodhuar informacion për projektet e ndryshme që qeveria mund të ketë për arsimin, për përcaktimin e fondeve për IAL-të në bazë të numrit të studentëve;
- Për t’i mundësuar stafit të IAL-ve të identifikojnë dhe të komunikojnë me studentët, ndërsa studiojnë në Universitet por dhe pas largimit të tyre;
- Për të monitoruar progresin akademik gjatë një periudhe kohore drejt kualifikimeve;
- Për monitorimin e ankesave, psh: ankesa të diplomave;
- Për të siguruar shërbime mbështetëse të studentëve, duke përfshirë edhe shërbime me mbështetje financiare të studentëve (bursa, kredi, etj.).
C. Kategoritë e të dhënave personale që mund të përpunohen nga kontrolluesi listohen më poshtë:
- Të dhëna të mbledhura në Regjistrat e të dhënave të studenteve: Emri, Mbiemri dhe Adresa; Data e Lindjes; Gjinia; Kombësia dhe vendbanimi; Kontaktet (Numrat e telefonit, adresa e-mail); Zona e banimit të përhershëm; Referenca akademike; Numër unik matrikullimi; Profesioni prindëror; Të dhënat sensitive; Dëshmi penaliteti;
- Të dhëna të përditësuara: Adresa e shtëpisë; Adresa ku është duke ndjekur Universitetin; Hyrja dhe kualifikime të tjera; Informacione demografike; Financimi, bursat dhe tarifat e dhëna; Detaje bankare (psh. mandat pagesat); pjesëmarrjet, përparimi dhe statusi aktual; Rezultatet përfundimtare; Fotografi e Studentit;
- Të dhënat e mbledhura për qëllime të pajisjes me viza nga studentët që studiojnë jashtë shtetit është vërtetimi i lëshuar nga IAL-të ku kryen studimet, ku citohen: emër, atësi, mbiemër; ditëlindja dhe vendlindja; fusha e studimit; kursi i studimit (psh. student i vitit të II).
D. Rastet përjashtimore kur përpunimi i të dhënave mund të bëhet pa pëlqimin e studentit, janë:
- Kur personeli universitar ka nevojë për informacion për mësimdhënie, veprime administrative, apo qëllime vlerësimi;
- Kur bëhet sigurimi i adresave të nxënësve dhe kurseve për anëtarët dhe për ata studentë të rinj që priten të regjistrohen;
- Kur një organizatë që bashkëpunon dhe ofron kurse mësimore, vlerësim apo mbështetje për një kurs të Universitetit (vetëm për studentët e regjistruar në një kurs të ofruar në lidhje me atë organizatë që bashkëpunon);
- Kur gjykata, policia dhe prokuroria merren me parandalimin e krimit apo funksionimin dhe zbatimin e ligjit;
- Për urgjencat spitalore.
E. E drejta për t'u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
F. Të tjera
- Ky Udhëzues është vetëm për qëllim informimin, bazuar në legjislacionin përkatës, dhe nuk sjell në vetëvete asnjë detyrim ligjor.
- Ky Udhëzues duhet kuptuar në përputhshmëri me kushtet e përgjithshme të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe për çdo element tjetër të paparashikuar nga ky udhëzues, do të zbatohen dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
- Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale, përfshin vetëm publikimet të bëra UART dhe nuk përfshin publikimet e bëra në kuadër të lidhjes midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera bashkëpunuese.
- Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në çdo faqe tjetër të internetit që ju vizitoni lidhur me faqen e UART, pasi kushtet e këtyre faqeve mund të ndryshojnë nga ato të përcaktuara nga UART.
- Universiteti i Arteve rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë udhëzues në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.