<

KONKURS PËR PRODHIM MEDIATIK

KONKURS PËR PRODHIM MEDIATIK
AFATI 24 QERSHOR 2016


Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) në Tiranë, në kuadër të Programit të Medias, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të komuniteteve të papërfaqësuara , si dhe promovimin e punës të të rinjve dhe formave të reja të medias qytetare, shpall konkursin për prodhimin e video-dokumentarëve prej 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.
Disa nga tematikat e sugjeruara, por jo vetëm :

  • Aktivizmi dhe roli i lëvizjeve qytetare në zhvillimet e shoqërisë shqiptare
  • Ekspozim dhe investigim i padrejtësive sociale, ekonomike si dhe i shkeljeve të të drejtave civile dhe politike te qytetarëve .
  • Investimet në ekonomi/ infrastrukturë dhe impakti i tyre në Mjedis
  • Shëndeti publik dhe qytetari shqiptar
  • Qyteti im/ lagja ime; Kulturat suburbane – arti, sporti e të tjera forma angazhimi qytetar
  • Reformat dhe pasojat sociale

Ftohen të konkurrojnë si gazetarë e regjizorë të rinj, ashtu edhe të tjerë të rinj të apasionuar pas gazetarisë e videos. Konkursi do të jetë i hapur ndaj çdo prodhimi alternativ (larg qasjeve konvencionale të medias tradicionale) si në formën e paraqitjes ashtu edhe në përmbajtje, të ardhur nga të rinj, profesionistë apo amatorë.

Përparësi do të kenë videot advokuese mbi të drejta social ekonomike, dokumentarët investigativë, videot me pjesëmarrje (ku vetë komuniteti përfshihet në konceptimin dhe realizimin e videos)
Janë të mirëpritura format dhe teknikat e reja në filmim dhe montazh. Inkurajohet përdorimi i animacionit, inskenimit, fotografisë (still photography film) apo videos grafike (motion graphic).

Këtë vit do të ketë edhe një seksion të vecantë aplikimi : “Dy minuta” - projektuar për nxënësit e shkollave të mesme. Ftohen të aplikojnë nxënës nga i gjithë vendi për realizimin e videove të shkurtra për të sjellë një dëshmi, opinion, qëndrim apo reflektim të tyren mbi atë cka i rrethon në jetën e përditshme. Videot e këtij seksioni do të jenë vetëm dy minuta të gjatë.

Mënyra e aplikimit:

Aplikuesit mund të jenë individë ose grupe individësh.
Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të dorëzojnë një ‘skenar’ (koncept ide) të video- dokumentarit sipas Formatit të Aplikimit që gjendet te www.osfa.al
Këtë Format mund ta tërheqin edhe pranë zyrave të Fondaconit Soros në Tiranë, me adresë : Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë;
Rr. Qemal Stafa 120/2, Tiranë
Tel: +355-42235856, 42248213

Aplikimet mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike te adresa konkurs@osfa.al, ose të dorëzohen te adresa e Fondacionit Soros në Tiranë.

Për më tepër informacion shkruani te adresa e emailit: konkurs@osfa.al