<

BJCEM - Thirrje për aplikim në Mediterranea 18

BJCEM-Hapet thirrja për aplikim në Mediterranea 18

BJCEM dhe Ministria e Kulturës, njoftojnë hapjen e aplikimeve për Mediterranea 18, Bienalja e Artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës, një ngjarje multidisiplinare ndërkombëtare, e cila për herë të parë zhvillohet në Shqipëri mes Durrësit dhe Tiranës nga 4 maj deri më 9 maj 2017.

Kjo Bienale sjell së bashku rreth 230 artistë nga Mesdheu dhe Europa.

Me një histori që nis qysh nga viti 1985, Bienalja mbahet çdo dy vjet në qytete të ndryshme në zonën e Mesdheut, ndërsa në qendër të saj janë artistët dhe krijuesit e rinj. Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit - artistët vizualë, regjisorë, shkrimtarë, artistë, muzikantë dhe dizajn nga mosha 18 deri në 34 vjeç (të lindur nga 1 janari 1982). Nuk ka tarifa për dorëzimin e materialeve dhe thirrja është e hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, feje, dallime sociale apo bindje politike. Megjithatë, artistët që kanë marrë pjesë në më shumë se një edicion të mëparshëm nuk mund të aplikojnë. Prioritet do t'u jepet të gjithë artistëve që nuk kanë qenë kurrë pjesë e Bienales.

Për më shumë klikoni www.kultura.gov.al