<

Ftesë për pjesëmarrje

Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar që Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve ka me Festivalin Ndërkombëtar “Nei Suoni dei Luoghi”, më datë 13 Mars, 2019, nga ora 9.30 deri në 12.00 pranë mjediseve të Fakultetit të Muzikës do të organizohet Audicioni për përzgjedhjen e aristitëve të rinj studentë, për të marrë pjesë në Edicionin e këtij Festivali Verë 2019.

Preseleksionimi i solistëve dhe ansambleve (2 - 5 muzikantë) do të realizohet përmes dërgimit të formularit të aplikimit dhe materialeve audiovizuale të regjistruara enkas për këtë audicion, (si link youtube not listed) në adresën email: erasmus.uart@gmail.com.

Afati i dërgimit data 5 mars 2019, ora 16.00.

Tema kryesore për Festivalin ndërkombëtar “Nei Suoni dei Luoghi” do të jetë muzika e lidhur me vallen.

Preferencë do t’i jepet studentëve të cilët në audicion dhe në koncert do të prezantojnë një program që përfshin vallet, suitë vallesh ose muzikë të përshtatur nga repertori i baletit.

Çdo audicion nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta dhe duhet të përfshijë minimalisht dy kompozime të ndryshme.

Suksese!