<

KURSET VERORE TË MUZIKËS, SAN MARINO

Organizohet edicioni i 4-rt i Kurseve Ndërkombëtare Verore të Muzikës në San Marino. Një organizim ky, i cili sa vjen e bëhet më ndërkombëtar nëpërmjet bashkëpunimeve me koncerte prestigjoze (të një interesi të madh për profesorët dhe studentët) dhe në vitin 2009 me prezencën e 34 “Mjeshtrash” më eksperiencë të gjatë, anëtarë jurie konkursesh dhe didaktikash.

Departamentet e studimit janë të shumëllojshme dhe fillojnë nga muzika mesjetare (në vitin 2019 një projekt mbi "Dufay dhe Malatesta") deri në muzikën e kohës tonë (teatre muzikore, improvizime, muzikë kinemaje etj); Projekte dedikuar kitarës, instrumenteve me harqe, fizarmonikë, kurse për organo, perkusion, piano, kanto, etj.

Kurset zhvillohen në Republikën mahnitëse të San Marinos, trashëgimi botërore e UNESCO-s, republika më e vogël dhe antike në botë, ideale për qëndrim dhe studime si dhe për takime me muzikantë nga e gjithë bota. Vendndodhjet e koncerteve, leksioneve si dhe mikpritja janë të gjitha afer, për pak minuta në këmbë, të vendosura në Kështjellën e “Borgo Maggiore” dhe qytetit të San Marinos.

Sekretaria SMIMSC (secretary@sanmarinoartist.com) është në dispozicion për të siguruar informacione dhe njohuri në lidhje me materialin e aksesueshëm faqen zyrtare të kursit www.sanmarinoartist.com.

Drejtor: Augusto Ciavatta
www.sanmarinoartist.com - info@sanmarinoartist.com - secretary@sanmarinoartist.com
WhatsApp: +39 3371008856