<

Dept. Regji - Regji Filmi & TV

PROGRAMI I STUDIMIT "REGJI TEATRI"

Programi i studimit "Regji" në qëndër të tij ka përgatitjen dhe formimin e regjisorit të ardhshëm me profil të gjerë.Programi ka si drejtim bazë regjinë skenike. Programi i Studimit "REGJI" synon përgatitjen mbi njohuritë bazë e të përgjithëshme formimin e mirëfilltë të një artisti regjisor teatri.

Bazë e ecurisë së studentit në shkollë është puna e pavarur nën drejtimin e pedagogut si tutor për zhvillimin dhe edukimin e tij si regjisor. Regjisura është një lëndë sintezë e gjithë disiplinave që studenti fiton në shkollë. Kjo lëndë, rëndësi të veçantë i kushton gjithëformimit kulturor të studentit përmes lëndëve të karakterit teorik, përmes të të cilave sigurohet:

  • Përvehtësimi teorik i bazave të regjisë.
  • Përvehtësimi i elementëve themelorë të mjeshtrisë së interpretimit.
  • Përvehtësimi i formës model për analizën regjisoriale të veprës.
  • Formimin tek studenti të konceptit regjisorial mbi shfaqjen skenike.
  • Formimin tek studenti të konceptit regjisorial të punës me interpretuesit.
  • Formimin tek studenti të konceptit regjisorial të punës me bashkëautorët artistë dhe gjithë aksesorët përbërës të projektit teatral.
  • Përvehtësimin e formës model për krijimin e konceptit teorik dhe praktik të gjuhës specifike të regjisë në gjithë artet skenike, si dhe në film dhe television.


Karriera e mundshme:

Teatër, Film,Radio,Televizion, Qëndra kulturore, Teatër i kukullave, etj
Mësuesi:Shkolla e mesme dhe 9-vjecare.

 

PROGRAMI I STUDIMIT “REGJI FILMI DHE TELEVIZIONI“

Ky program mbështetet në përvojat më të mira të mësimdhënies pedagogjike-artistike, si dhe në vlerat më të mira të traditës dhe eksperiencave që mbart dhe trashëgon kinematografia e televizioni ynë dhe ai botëror. Ky program studimi është krijuar në fillim të viteve 2000. Qëllimi kryesor i tij është të përgatisë regjisorë të pavarur, artistë që janë në gjendje të krijojnë në bazë të tekstit dramatik (tema, ideja, imazhi, etj). Rezultati i punës së tyre duhet të jetë një formë e veçantë në të cilën të mbizotërojë imagjinata dhe fantazia krijuese si dhe aftësia për të realizuar një formë të strukturuar , në bashkëpunim me të gjithë përbërësit e sintezës të filmit artistik, për të arritur një pohim tërësor artistik dhe të orientuar prej tij.Studentet e shkolles se filmit duhet te perfundojne filmat e tyre me metrazh te shkurter per tu diplomuar.

Te diplomuarit ne programin e studimit Regjia e Filmit dhe Televizonit, mund te punojnë ne industrite e televizioneve private dhe ato shteterore, në kompani private dhe shteterore të prodhimit të filmave dhe reklamave, si regjisorë, kameramane dhe montazhier.

Krahas konsolidimit të gjithë procesit formues si regjisor filmi, studentit i ofrohet material njohës mbi punën për regjinë televizive.


Karriera e mundshme:

Film,Radio,Televizion, Qëndra kulturore, Kompani audio-vizuale,, etj
Mësuesi:Shkolla e mesme dhe 9-vjecare.